PS tryeze për politikat rinore - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Në vazhdën e tryezave për programin, Partia Socialiste është fokusuar sot te problematikat e të rinjve, duke vënë theksin tek arsimimi i dobët dhe rritja e papunësisë. Kryetari i PS akuzoi qeverinë për emërime politike ne arsim dhe liberalizimin e universiteteve private qe kriter sipas tij kane vetëm paratë dhe jo cilësinë. Duke pohuar se rinia ndjehet e çoroditur, Rama ka kritikuar reformat e fundit te qeverise që sipas tij, i kanë kthyer universitetet në mine me sahat për të rinjtë. "Universiteti sot është një minë me sahat në dorën e çdo të riu që përballet me papunësinë. Shtimi i numrit të studentëve, po ul cilësinë në auditorë, ndërsa shtohen përditë universitetet private që kanë kriter paratë. Universiteti publik është shndërruar në një zgavër të errët ku luhet përditë farsa e shtimit të numrit të studentëve dhe rënies së cilësisë,"është shprehur nder te tjera lideri socialist. Ne takim Rama dhe pjesëmarrës të tjerë kanë paraqitur idetë që programi i PS për një rilindje shqiptare ka parashikuar mbi politikat për të rinjtë. Një nder to është arsimi profesional qe sipas Rames do te ishte një mundësi e mire për të ekuilibruar të rinjtë ne tregun e punës, pasi një numër i larte i tyre diplomohen vetëm ne juridik apo ekonomik.

Range of issues related to the program, the Socialist Party is focused on today's youth problems, pointing to poor education and unemployment increased. PS leader accused the government of political appointments in education and liberalization of private universities have only criterion in his money and not quality. Affirming that youth feel confused, Rama has criticized the government's recent reforms which he said, universities have turned mine on a timer for youth. "The university today is a mine on a timer in the hands of every young person facing unemployment. Increasing numbers of students, but reduces quality audiences, while private universities are added daily to have money criterion. Public university has turned into a lamp which is played daily farce of increasing the number of students and declining quality, "said the Socialist leader, among other things. At the meeting, Rama and other participants have submitted ideas for a program of SP Albanian renaissance anticipated for youth policy. One of them is that by Rama professional education would be a good opportunity for young people balanced labor market after a number of their graduating high only in the legal or economic.

Share This Video


Download

  
Report form