Vasili: Shtatzënat 7-muajshe ne spital - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Çdo grua shtatzëne nga muaji i shtate deri ne te nëntin, qe jeton ne zonat e bllokuara nga dëbora, do te transportohet për ne spitalin me te afërt. Ky është urdhri me i fundit, qe ka nxjerre ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, duke pare problematiken e këtyre grave, qe po rrezikojnë te humbasin foshnjat, pasi përshkojnë disa ore rruge ne këmbë. Personeli mjekësor i poliklinikave ne zonat e prekura nga reshjet e dëborës, ka kaluar ne sistem gatishmërie 24 orësh. Ministria e Shëndetësisë ka dërguar 5 kamionë me ilaçe ne zonat e bllokuara përmes mjeteve te ushtrisë, për te krijuar një rezerve afatgjate. Sipas ministrit Vasili ne fshatrat e bllokuara me keq nga bora, stafi mjekësor ka marre urdhër te shkoje ne çdo shtëpi për te kontrolluar gjendjen e banoreve. Për sa i përket epidemisë se gripit Vasili pohon se me shume shënohen raste te problemeve respiratore, ne zonat ku temperaturat janë disa grade nen zero. Ne një jave shënohen rreth 20 mije te prekur nga virozat. Ndërkohë, për t`u ardhur ne ndihme te sëmurëve kronike ISKSH përmes një urdhri ka evituar procedurat për marrjen e ilaçeve me rimbursim. Komisionet e ngritura për këtë qellim do te nisin për çdo te sëmurë pako te gatshme me medikamente e nevojshme për një periudhe 1 mujore.

Every pregnant woman from the seventh month until the ninth, who lives in snowbound areas, will be transported to the nearest hospital. This is the latest order, which has issued the Health Minister Petrit Vasili, seeing the problems encountered in these women, who are at risk of losing babies, after traversing the road on foot several hours. Medical personnel of polyclinics in areas affected by heavy snow, we spent 24-hour alert system. Ministry of Health has sent five trucks of medicines in areas blocked by military means, to establish a long-term reserve. According to the Minister Vasili villages badly blocked with snow, the medical staff has received orders to go to every house to check the status of residents. Regarding the flu epidemic that Basil asserts that more marked cases of respiratory problems, in areas where temperatures are several degrees below zero. In a week marked about 20 thousand affected by virosis. Meanwhile, in order to subsidize the chronically ill by an order HII has avoided the procedures for obtaining reimbursement of medicines. Committees established for this purpose will begin to be sick every packet ready with the necessary medications for a period of 1 month.

Share This Video


Download

  
Report form