Censusi, Shqipëria 103 mijë biznese - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Deri në fund të vitit 2010 Shqipëria rezulton të ketë 100 mije biznese tregtare dhe 3 mije bujqësore. Gjysma e këtyre ndërmarrjeve te biznesit janë krijuar gjatë periudhës 2005-2009 dhe sipas INSTAT-it, pjesa më e madhe e tyre e kanë qendrën në qarqet e Tiranës dhe Durrësit. Ndërkohë që vetëm 1% e kompanive në vend klasifikohen si biznes i madh, por ato nga ana tjetër mbulojnë afërsisht 30% të të punësuarve. Sipas drejtueses së Institutit të Statistikave në Shqipëri, pjesa më e madhe e bizneseve shqiptare janë të orientuara drejt shërbimeve. Rreth 63 % e ndërmarrjeve në vend kanë vetëm të vetëpunësuar, ndërkohë që më shumë se gjysma e tyre ushtrojnë aktivitet tregtar të orientuar në hoteleri, restorante dhe bar-kafe. 40% e të punësuarve në biznes janë femra, ndërkohë që vetëm 26 % e tyre menaxhohen prej tyre. Të dhënat e regjistrimit të ndërmarrjeve në Shqipëri janë regjistruar përmes CENSUS-it.

By the end of 2010 Albania appears to have 100 thousand 3 thousand businesses and agricultural trade. Half of these business enterprises have been created during the period 2005-2009 and according to INSTAT, most have their headquarters in Tirana and Durres districts. While only 1% of companies in the country are classified as big business, but they in turn cover approximately 30% of the employees. According to the Speaker of the Albanian Institute of Statistics, the majority of Albanian businesses are service oriented. About 63% of enterprises in the country have only self-employed, while more than half of their practice-oriented commercial activity in hotels, restaurants and coffee bars. 40% of employees in the business are women, while only 26% of them are managed by them. Data Registrar in Albania are registered through the census's.

Share This Video


Download

  
Report form