Vendimi për marrjen e statusit te kandidat për ne Bashkimin Evropian këtë vit,do te varet edhe nga rezultatet konkrete te qeverise ne luftën kundër korrupsionit. Ambasadori i Komisionit Evropian, Ettore Sequi i kërkoi qeverise qe te vijoje me reformën ne prokurimet publike, si një nga masat, qe ndikon ne reduktimin e korrupsionit ne administrate. Sipas zyrtarit te BE-se, përdorimi i parave publike, është testi i funksionimit te një demokracie. "Ne nuk mund të udhëheqim reformën e prokurimeve publike, nuk jemi ne që miratojmë ligjet. Ne besojmë tek një sistem që të përfitojë si biznesi ashtu edhe publiku. Këtë vit ne shpresojmë që të jemi në gjendje të raportojmë progresin në luftën kundër korrupsionit. Kjo përfshin edhe luftën kundër keqpërdorimit të parave publike, e cila nuk është detyrë e lehtë, por është e mundshme. Te fitosh statusin e vendit kandidat është shumë e rëndësishme dhe mënyra, se si përdoren paratë publike është tregues thelbësor në luftën kundër korrupsionit," ka deklaruar Sequi. Ne çdo raport ndërkombëtar evidentohet, se prokurimet publike gjenerojnë korrupsion. Ky fakt provohet edhe ne ankesat qe mbërrijnë tek avokati i prokurimeve, pasi ne 50 % te rasteve, i jepet te drejte biznesit qe diskriminohet nga komisionet e vlerësimit te ofertave. Deri tani Bashkimi Evropian ka investuar 1 milion euro për projektin "mbështetje për fuqizimin e sistemeve të prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandeve publike në Shqipëri.
The decision to obtain candidate status for European Union this year, will also depend on the concrete results of the government in the fight against corruption. European Commission Ambassador, Ettore Sequi urged the government to proceed with reform in public procurement as one of the measures, which affects the reduction of corruption in the administration. According to the EU official, the use of public money, is the test of the functioning of a democracy. "We can not lead the reform of public procurement, we are not to pass laws. We believe in a system that benefit both business and the public. This year we hope to be able to report progress in the fight against corruption. This includes the fight against the misuse of public money, which is no easy task, but possible. The winning candidate status is very important and the way that public money is used as key indicators in the fight against corruption, "said Sequi. In any international report evidenced that generate corruption in public procurement. This fact is proved also in appeals to arrive at a procurement lawyer, because in 50% of cases, given the right business that discriminated against by the Bid Evaluation Committees. Until now the European Union has invested 1 million euros for the "support for strengthening public procurement systems, concessions and public auctions in Albania.