Ndërsa pritet vendimi i Gjykatës se Larte për kreun e LSI-se, Ilir Meta, debati mediatik mes tij dhe ish-ministrit te Ekonomisë, Dritan Prifti, sa vjen dhe behet me i ashpër. Duke iu përgjigjur deklaratave qe Meta beri ne Shkodër, Dritan Prifti ne një mesazh për mediat e ka cilësuar kreun e LSI një tartabiq dhe LSI-ne një familje politike te korruptuar "Ilir Meta dje me eufori e quajti veten luan dhe mua një mi. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk e di kush është luani dhe kush miu në rastin tonë. Ai kërkoi më kot t'i japë optimizëm një familjeje politike të korruptuar dhe të lodhur nga pesha e fajit që ka para shqiptarëve. Ndonjë që nuk e njeh edhe mund të mashtrohet që ai është një luan, por unë e njoh. Në sytë e mi ai është një tartabiq i fryrë me gjak, që rrezikon ta shtypë po ajo mullaqe që i dha gjakun. Kush ka frike nga një tartabiq? Luan ishte Ilir Meta në vitin 2001, kur kishte miq e shokë. Sot atij nuk i ka mbetur asnjë mik e shok, sepse të gjithë i tradhtoi, i përdori dhe mashtroi," shprehet Prifti. Pak dite me pare Dritan Prifti deklaroi se pavarësisht vendimit qe do te marre Gjykata e Larte ai do te publikoje video te tjera ku protagonist është kreu i LSI-se, Ilir Meta.