Gjykata e larte ka vendosur datën 16 janar, për vendimin ndaj ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta i akuzuar nga prokuroria për veprën penale te korrupsionit.
Pas 20 seancash shqyrtimi gjyqësor, organi i akuzës kërkoi 2 vjet heqje lirie dhe 1 milionë leke gjobe, për zotin Meta, duke e gjetur atë fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv. Vizion Plus ka mundur te siguroje një kopje te materialit prej 21 faqesh, te paraqitura ne séance nga prokurori Bujar Sheshi, ku argumentohet arsyetimi i organit te akuzës, për shpalljen fajtor te zotit Meta. Prokurori Sheshi tha ne séance se akuza ndaj Ilir Metes, rezulton e provuar nga dëshmia e ish-ministrit te ekonomisë Dritan Prifti, dhe nga videoja, e regjistrimit te bisedës, qe sipas organit te akuzës është e patjetërsueshme. Ndërkohe prokuroria ka vlerësuar, si te pabesueshme dëshmitë e Agim Rrapos dhe Bekim Halilajt, dy personave, qe përmenden ne video. Për te argumentuar këtë fakt përfaqësuesi i akuzës paraqiti, si prove tabulatet telefonike; pasi gjate vitit 2010, Bekim Halilaj, ka komunikuar ne tel me Ilir Meten 192 here dhe 13 here me Dritan Priftin. Ndryshe nga akuza; avokati Gezim Veleshnja ka kërkuar shpalljet te pafajshëm te Ilir Metes, me pretendimin, se dëshmia e Priftit është e pabesueshme dhe videoja nuk është autentike, bazuar ne raportin e 3 eksperteve shqiptare. Pas seancës ekipi mbrojtjes i Metes, akuzoi prokurorinë si jo profesionale dhe te politizuar. Akuzat për korrupsion ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta u ngritën në janar te një viti me pare, kur ne një emision televiziv, u publikua një bisede e përgjuar mes Metes asokohe ministër i jashtëm dhe zv/kryeministër dhe Dritan Priftit ministër i ekonomisë. Ne dialogun mes te dyve, flitej për një shume prej 700 mije eurosh, ne këmbim te koncensiovene e licencave për një hidrocentral.
The High Court ruled on January 16, the decision against former Deputy Meta accused by the prosecution for the crime of corruption.
After 20 sessions trial, the prosecution asked for 2 years in prison and fined 1 million leks, for Mr. Meta, finding him guilty of active corruption charges. Vizion Plus has been able to provide a copy of the material of 21 pages, presented at hearing by the prosecutor Bujar Square, where the body argued the prosecution's justification for the conviction of Mr. Meta. Square prosecutor said on hearing that charges against Ilir Meta, the results proved by the testimony of former economy minister Dritan Prifti, and video, recording of the conversation, which according to the prosecution authority is inalienable. While the prosecution has estimated, as the incredible testimonies of Agim and Bekim Rrapo Halilaj, two persons, who are mentioned in the video. To argue this fact representative of the prosecution presented as evidence tabulatet telephone, as during 2010, Bekim Halilaj, we communicated with Ilir Meta tel 192 times and 13 times Dritan Prifti. Unlike the charges, the lawyer asked Gezim Veleshnja innocent revelations Ilir Met...