Vjedhjet e zyrtareve të LSI - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 5

Drejtorja e postes shqiptare ne Vlore Shqiponja Korkaj qe përfaqëson LSI edhe ne këshillin bashkiak te qytetit, është përpjekur te shfajësoje institucionin qe ajo drejton pas zbulimit te skandalit me pensionet qe çoi ne pranga tre punonjës te postes. Sipas Korkajt, i takon zyrës se sigurimeve shoqërore qe te zbuloje parregullsi te tilla, ajo thote se: Fakti që punonjësja jonë është brenda, nuk dua te akuzoj sigurimet shoqërore, por neglizhencën e punës. Do të ishte kapur që ne fillim dhe nuk do të arrinim deri këtu, ne këtë pike. Shkeljet e para janë konstatuar ne muajin maj dhe ne jemi njoftuar ne tetor. Dhe shkresa që ka ardhur nga sigurimet shoqërore, ka ardhur me dy firma nga punonjëset dhe jo drejtuesi i këtij institucioni dhe pa vulë. Ndërkohe nga dega e sigurimeve shoqërore ne Vlore kane hedhur poshtë akuzat. Pas hetimeve dy mujore te policisë, u vunë ne pranga punonjësja e postes ne Vlore Yllka Gjondeda si dhe zyrtaret e filialeve ne Sevaster dhe Vllahine Bernard Axhiaj dhe Osmen Sulaj, qe te dy anëtare te lëvizjes socialiste për integrim. Gjondeda kishte grabitur për muaj te tere pas falsifikimit te dokumenteve pensionin e 375 te moshuarve, ndërsa Axhiaj dhe Sulaj kishin përfituar pensione te vdekurish dhe invalidësh.

Mail Director Vlora Albanian eagle representing LSI Korkaj even City Council is trying to justify the institution that it runs after the discovery of the pensions scandal that led to three employees of the post cuff. According Korkajt, belongs to the Social Security office to detect such irregularities, she says: The fact that our worker is inside, do not want to accuse social security, but neglect of work. Would be caught early and that we will not reach up here, at this point. Violations before they are found in May and we are notified in October. And paperwork that came from Social Security, has come up with two signatures from workers and not the head of this institution and no stamp. While the social security branch in Vlora have dismissed the charges. After two months of police investigation, was put in irons Mail worker Yllka Gjondeda Vlora and subsidiaries in Sevaster officials and Bernard Vllahine Axhiaj and Osmen Sulaj, both members of the Socialist Movement for Integration. Gjondeda was robbed for months after the falsification of documents 375 elderly pension, and had benefited Sulaj Axhiaj and dead and invalid pensions.

Share This Video


Download

  
Report form