Një 26-vjeçar është prangosur nga policia si i dyshuari kryesor i zjarrit të fuqishëm që shpërtheu pasditen e djeshme në magazinën e fishekzjarrëve, pranë kryqëzimit te Tiranes se Re. Sipas policisë, autori është Hajri Dragjoshi nga Kukesi, tregtar ne tregun ushqimor te shumicës ne këtë zone. "Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se dje rreth orës 16:20, në rrugën "Konferenca e Pezës", në afërsi të tregut ushqimor, nga pakujdesia, duke ndezur një fishekzjarr, ka shkaktuar zjarr në dyqanin e tij dhe më pas nga përhapja e flakëve janë djegur një pjesë dyqaneve që tregtonin mallra shumice (në total 20 dyqane)," thuhet ne deklaratën e Policisë. Megjithatë policia nuk përjashton as pistën e dyte te hedhur nga ekspertet xheniere ne vendngjarje, qe shkak i këtij zjarri të fuqishëm të këtë qenë një shkëndije elektrike. Nga zjarri i mbrëmshëm, qe përfshiu zonën pranë tregut ushqimor u shkrumbuan rreth 20 dyqane, 1 magazinë dhe 1 apartament, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Ndërkohe ne lidhje me ngjarjen ka nisur hetimet edhe prokuroria e Tiranës.