Projekti për sheshin "Skenderbej" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 14

Edhe pse është dite e diel e pushim, veç firmës private qe merret me rehabilitimin e sheshit "Skënderbej", pothuaj te gjithë punonjësit e ndërmarrjes se gjelbërimit ishin duke u marre me mbjelljen e pemëve.
Brenda datës 14 nëntor sheshi sipas bashkise do te hapet për makinat, duke rrezuar përfundimisht projektin e nisur nga ish drejtuesi socialist Edi Rama, ne pranverën e vitit 2010. Krahas sipërfaqes së gjelbër ekzistuese prapa monumentit te heroit Gjergj Kastrioti, po ndërtohet edhe një lulishte në vend të shatërvanit të mëparshëm, si dhe rrugë këmbësore para tij. Sensi i lëvizjes do te jete unik, ndërsa para bankës po krijohet një hapësire e gjere me peme. Gjithsesi, sheshi do te ruaje ketë pamje vetëm për 3 vitet e ardhshme. Për zyrtaret e bashkise kjo është vetëm ndërhyrje emergjente, sepse zgjidhja afatgjatë do të bazohet tek rishikimi i planit urbanistik. Një nder idetë e hedhura është kthimi i sheshit për këmbësore, por pasi te jete përshkuar nga rruge nëntokësore për makinat. Megjithatë ish kryetari i bashkise se Tiranes, aktualisht kreu i opozitës Edi Rama, i cili i ndjek përditë shndërrimet për shkak se zyra ndodhet ne krah te sheshit, reagoi për projektin e pasardhësit Lulzim Basha. Ne "Twiter", zoti Rama shpreh kritika per hedhjen poshte te projektit qe nisi vete. Rama: "Eh Skënderbe! Kodrat në Krujë ti bënë shesh për çimento sheshin në Tiranë ta bënë kodër për gazin e botës. Tirana i vetmi kryeqytet në botë pa shesh dhe po i vetmi në botë me kartodrom në vend të sheshit." Bashkia e Tiranes nuk është ne gjendje te thotë se sa ka kushtuar ndryshimi i destinacionit, financuar nga emiri i Kuvajtit. Por deputeti Eduard Shalsi, deklaron se pas nismës se Bashes qëndron mentaliteti shkatërrues i mazhorances. Ndërsa inxhinieri Arben Mece, dikur vartës i Bashes ne krye te ministrisë se transporteve, thotë se rikthimi i trafikut te mjeteve ne qender nuk zgjidh problemin. Mece thotë është zgjidhje politike dhe aspak teknike. Pas nënkalimit tek "Zogu i Zi", ky është projekti i dytë i madh i bashkiakëve socialistë që tjetërsohet nga qeveritarët dhe bashkiakët demokratë.

Share This Video


Download

  
Report form