Tentativa e qeverise për te privatizuar kompaninë e naftës "Alpetrol" nga një investitor strategjik ndërkombëtare dhe me eksperience ne këtë sektorë duket e vështire për tu realizuar.
Ndonëse procedurat për shitje nga kjo qeveri kane nisur qe ne vitin 2009, kiza ndërkombëtare financiare ka bere qe te mos këtë asnjë oferte serioze. Por jo vetëm, 'Albpetroli' nga viti ne vit është copëzuar duke humbur vlerën reale te tij Qe nga viti 2004, ne Shqipëri përveç kompanisë shtetërore operojnë ne treg edhe dy komani te huaja koncesionare te cilat administrojnë puset e naftës. Për një vend te vogël si Shqipëria, prodhimi total i naftës qe nxirret, konfirmon me se miri një shprehje qe te huajt kane thënë për vendin tone: Shqiptaret janë një popull këmbëzbathur por qe ecin mbi gurë te çmuar". 870 mije ton është totali qe del nga vendi ynë 80% e zë koncesioanri. Ne Shqipëri numërohen rreth 5200 puse nafte te cilat jo te gjitha janë ne shfrytëzim. Albpetrol" zotëron puset kryesisht ne zonën e Kuçoves dhe ne Ballsh te Mallakstres. Vendburimi i njohur për nafte i Patos Mariznes administrohet nga kompanitë koncesionare. Aty është një nga puset ne Ballsh 1700 te tilla administron "Albpetrol" me një prodhim 100 deri ne 120 mije ton. Por ndonëse zyrtarisht kompania del me fitim, investimet mbi teknologjinë qe zbatohet janë me se shumti ne riparime pajisjesh dhe aparaturash. Një pjese e naftës qe nxirret kalon ne rafinerinë e përpunimit "Armo", ndërsa "Albpetrol" ka te drejte te shesë edhe ne burse. Kompania shtetërore "Alpbetrol" dhe me herët ajo e "Armos", kane shërbyer dhe shërbejnë ne rrethin e fierit si vend punësimi për militantet partiak. Vit pas viti inxhinieret me eksperience ia kane lenë vendin punonjësve te rinj qe s'kanë njohuri ne fushën e hidrokarbureve. Ndërsa te ardhurat qe ajo qarkullon shkojnë me se shumti ne financimin e partive ne pushtet. Pas vitit 1991 "Albpetrol" numëronte mbi 20 mije punëtore. Ndërsa sot numri i tyre ka rritur ne 3500. Punonjësit qe dalin ne reforme trajtohen me një vit asistence nga kompania. Privatizimi i saj do te rrisë me tej fenomenin e papunësisë ne këtë zone. Por Nisur nga NJE mjedis aspak i favorshëm financiare ndërkombëtare dhe nga vlera qe përfaqëson aktualisht kompania, ekspertet e ekonomisë hedhin idenë se "Albpetrol" rrezikon te përfundoje ne duart e ndonjë investitori shqiptare. Pak dite me pare qeveria i miratoi një shtese fondi kompanisë amerikane qe konsulton qeverinë shqiptare ne procesin e privatizimit te "Albpetrolit", me qellim lobimin e kësaj te fundit për përfundimin sa me pare te këtij procesi. Por realizmi i tij këtij privatizimi mbetet për tu pare ne ditët ne vijim.