Deklaratat e kryeministrit Sali Berisha, nuk kane ndryshuar aspak qëndrimin e universiteteve publike për reformën e financimit. Te bindur se modeli i huazuar nga Kili do te shkatërrojë si atje edhe arsimin e larte shqiptar, rektore e dekanë janë kundër tij.
Universitetet publike kërkojnë qe reforma e financimit te behet sipas Sistemit te Bolonjës modeli qe aplikohet ne vendin tone. Për drejtues te fakulteteve publike, nuk mund te behet reforma e financimit pa u kryer me pare akreditimi. Tashme qe universitetet private janë planifikuar pjese e skemës se financimit, shkollat e larta publike kërkojnë autonomi te vërtetë financiare. Ndryshe nga universitetet shtetërore, privatet e mbështesin përfshirjen e tyre ne skeme, edhe pse te paktën nga ana zyrtare duhet te figurojnë jo me si biznese, por si organizata jofitimprurëse. Kur debati mes qeverise dhe universiteteve shtetërore sa vjen dhe thellohet, opozita deklaron se reforma e financimit është tërësisht korruptive. Sipas deputetes socialiste Ledi Shamku, politika ne pushtet synon te mbaje me para universitetet ku pushtetarët janë pronare te tyre. Skema e financimit te universiteteve synon te mbështesë me fonde ne mënyrë te barabarte si shkollat e larta publike ashtu dhe ato private. Sasinë me te madhe te parave nga buxheti i shtetit do ta marrin ato universitete qe do te kenë me shume studente.