Faqet zyrtare ne internet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 1

Faqet zyrtare ne internet te institucioneve kyçe ne Shqipëri, te cilat shërbejnë për te njoftuar mediat apo shërbimet qe ato ofrojnë për qytetaret, përditësohen rralle nga këto te fundit.
Te paktën ne institucione siç janë tatimet apo doganat, lajmërimet e fundit i përkasin një muaji me pare, ose ne rastin me te mire përditësimet kane diferenca te mëdha kohore. Konkretisht, lajmërimi i fundit ne faqen zyrtare te internetit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave daton me date 13 mars te këtij viti, plot 7 muaj me pare dhe bën fjale për investigimin e këtij autoriteti ne lidhje me skandalin e naftës "Virgin". Ndërkohë, edhe administrata tatimore ka probleme me aplikimin dhe deklarimin on line te bizneseve, shërbim ky qe nuk punon prej vitit 2008 pas aplikimit te programit te USAID për këtë çështje. Por te paktën lajmërimet ne këtë faqe nuk kane diference te madhe kohore mes njëra-tjetrës. Pak me tepër përditësime kane ministritë, te cilat shpallin lajmërime te paktën një here ne jave apo 2 jave. Nga ana tjetër, faqet me aktive dhe qe përditësohen çdo dite janë ato e Kryeministrisë, Kuvendit dhe Presidencës, te cilat duket se po zbatojnë me se miri nismën e Këshillit te Ministrave për qeverisjen elektronike. Ne lidhje me aktivitetin qe këto institucione shtetërore zhvillojnë on line, ku disa janë me te përparuara dhe disa me pas, e deri tek ato qe nuk ofrojnë asgjë ne faqen e internetit pjesën me te madhe te vitit, Ministria e Inovacionit ka krijuar këshillin teknik për qeverisjen elektronike. Sipas ministrit Pollo, ky këshill do te beje te mundur bashkërendimin e këtyre faqeve. "Ky këshill, i bazuar në legjislacionin e miratuar së fundmi, do të realizojë këtë koordinim, që i gjithë aparati shtetëror me shpejtësi të adaptojë teknologjitë e informacionit, të adaptojë sisteme elektronike. Kështu ne u kursejmë para taksapaguesve, kryejmë shërbime më të mira, më transparente dhe më korrekte ndaj qytetarëve dhe avancojmë Shqipërinë jo me ritëm normal, por me ritëm shumë të shpejtë, drejt statusit të vendeve të zhvilluara," deklaroi Pollo.

Official website of key institutions in Albania, which serve to alert the media or services that they provide to citizens, rarely updated by the latter.
At least in institutions such as taxes or customs, recent announcements pertaining to a month ago, or at best we have updates to major time differences. Specifically, recent announcement in the official website of the Directorate General of Customs dated dated March 13 of this year, full seven months ago and talks about the investigation of this authority in connection with oil scandal "Virgin". Meanwhile, the tax administration has concerns with the application and declaration on line of business, a service that does not work since 2008 after application of the USAID program for that matter. But at least the alerts in this site are not big time difference between each other. A little more updates have ministries that proclaim the announcements at least once a ...

Share This Video


Download

  
Report form