Si funksionon censusi - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Shqipëria do te realizoje censusin, ose siç njihet regjistrimi i popullsisë, nga data 1 deri ne 21 tetor 2011, pavarësisht debatit te forte qe ka provokuar ky proces. Regjistrimi do të mbledhë informacion për banesat, njësitë ekonomike dhe individët shqiptare apo te huaj rezidente, referuar momentit të censusit, që do të merret mesnata e 30 shtatorit 2011. Metodologjia tradicionale për mbledhjen e të dhënave, do te jete intervistimi derë më derë. Faza e pare e procesit pas miratimit te ligjit, ishte përzgjedhja e anketuesve dhe me pas trajnimi i tyre, qe mbyllet brenda shtatorit. Drejtoresha e INSTAT Ines Nurja shpjegon për "Vizion Plus" hapat qe do te ndiqen deri ne publikimin e te dhënave. Nëse asnjë nga anëtarët e familjes nuk do të jenë të pranishëm në banesë në kohën e vizitës, anketuesi do të lërë njoftim informues për datën dhe kohën e vizitës së ardhshme, duke lënë numrin e tij të telefonit, në mënyrë që familja të mund ta kontaktojë atë. Ne te kundërt, personat do te mbeten jashtë regjistrimit. Jashtë censusit do te mbeten edhe shtetasit qe nuk kane jetuar ne Shqipëri 12 muajt e fundit. Ata vetëm do te regjistrohen si emra. "Vizion Plus" ka siguruar pyetësorët te ndërtuar sipas zonjës Nurja ne formatin për te zbuluar nëse qytetari përpiqet te mashtroje gjate intervistimit. Censusi paraqet një fotografi të Shqipërisë sot, duke treguar nëpërmjet të dhënave se kush banon në Shqipëri dhe në çfarë kushtesh sociale dhe ekonomike jeton. Detajimet shkojnë deri ne pyetje se çfarë përdor një familje për tu lare, vaske apo dush? Grupi tjetër i pyetjeve i përket karakteristikave etno-kulturore. Pyetjet 39 dhe 40 për etninë dhe besimin fetar kane dhe mundësinë e refuzimit te përgjigjes, por debati paraprak qe kane ngjallur ka qene shume i forte. Grupime si "Aleanca Kuqezi", kane propozuar heqjen e këtyre pyetjeve duke lajmëruar përgjigje te kushtëzuara nga kushtet ekonomike te shume qytetareve. Deri tani ne Shqipëri janë kryer 6 regjistrime te popullsisë, i pari ne vitin 1950 dhe i fundit ne vitin 2001, duke ruajtur hapësirën prej 1 dekade.

Albania to conduct census, commonly known as the census, from 1 until October 21, 2011, despite strong debate that has provoked this process. Registration will collect information on housing, entities and individuals Albanian or foreign resident, referring to the moment of census, which will be midnight of 30 September 2011. Traditional methodology for data collection, will be door to door interviewing. The first phase of the process after approval of the law, was the selection of interviewers and after their training, which closed in September. Ines Nurja INSTAT Director explains "Vision Plus" steps to be followed until the publication of data. If no family member will not be present in the apartment at the time of the visit, the interviewer will leave notice informing the date and time of next visit, leaving his phone number, so the family can contact it. In contrast, people will remain off the record. Ou...

Share This Video


Download

  
Report form