Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranë kanë shkatërruar një bandë të strukturuar kriminale të tregtimit dhe shpërndarjes së drogave të forta kokaine dhe heroine në kryqytet.
Banda përbëhej nga 35 persona mes tyre edhe një femër. Gjatë këtij operacioni të koduar ?Epilog? u arrestuan 25 persona, 5 u shpallën në kërkim dhe 5 të tjerë po procedohen. Sipas policisë vlera e drogës e cila është tregtuar në dy vite kap shifrën e 900 mijë euro.
Ky operacion është finalizimi i një hetimi 6-mujor kryer nga Seksioni Kundër Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e një prej grupeve më të mëdha të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.
Për më shumë klikoni në Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranë kanë shkatërruar një bandë të strukturuar kriminale të tregtimit dhe shpërndarjes së drogave të forta kokaine dhe heroine në kryeqytet.
Banda e shpërndarjes së kokainës dhe heroinës përbëhej nga 35 persona mes tyre edhe dy vajza të moshës 28 dhe 31 vjeç. Ajo funksiononte si një aktivitet i mirëfilltë tregtar. Puna fillonte në orën 08:00 deri në orët e mbrëmjes dhe për shpërndarjen përdoreshin një motor skuter dhe një makinë e vogël Ford Fiesta.
Gjatë këtij operacioni të koduar ?Epilog? u arrestuan 25 persona, 5 u shpallën në kërkim dhe 5 të tjerë po procedohen. Sipas policisë ?vlera e drogës e cila është tregtuar në dy vite kap shifrën e 900 mijë euro.?
Prokuroria ka zbardhur skemën sesi funksiononte shpërndarja e drogës në zona të ndryshme të kryeqytetit mes personave të arrestuar të kishin lidhje me njëri-tjetrin, pavarësisht se dukej se vepronin në mënyrë të pavarur.
Drejtori i policisë së Tiranës doli mbrëmjen e së mërkurës 18 nëntor 2015 në një konferencë për të dhënë detajet e operacionit.http://www.oranews.tv/vendi/shkaterrohet-nje-organizate-kriminale-ne-trafikun-e-narkotikeve-policia-konference-ne-oren-2000/