Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranë kanë shkatërruar një bandë të strukturuar kriminale të tregtimit dhe shpërndarjes së drogave të forta kokaine dhe heroine në kryqytet.
Banda përbëhej nga 35 persona mes tyre edhe një femër. Gjatë këtij operacioni të koduar ?Epilog? u arrestuan 25 persona, 5 u shpallën në kërkim dhe 5 të tjerë po procedohen. Sipas policisë vlera e drogës e cila është tregtuar në dy vite kap shifrën e 900 mijë euro.
Ky operacion është finalizimi i një hetimi 6-mujor kryer nga Seksioni Kundër Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e një prej grupeve më të mëdha të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkaterrohet-nje-organizate-kriminale-ne-trafikun-e-narkotikeve-policia-konference-ne-oren-2000/