Rreziku nga mishi i përpunuar, specialistët: Sallamët vetëm me përmbajtje koncetratësh- Ora News

Ora News Lajme 2015-11-02

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas paralajmërimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rrezikun e konsumit të mishit të përpunuar specialistët e tregëtimit dhe përpunimit të mishit në Shqipëri i japin një tjetër alarm edhe më të rëndë.

Mishi i përpunuar si sallami , proshuta apo salçiçet që prodhohen në vendin tonë janë veçse një formulë prodhimi që nuk ka as përbërësin kryesor : mishin , por vetëm përmbajtje koncentratesh.
Të frikësuar nga kompanitë që fitojnë shuma marramendëse në emër të shëndetit të konsumatorëve shqiptarë specialistët nuk preferojnë të flasin para kamerave.

?Sallami për momentin është vetëm formulë, vetëm mish që nuk ka aty. Tek dyqani i babait vijnë dhe marrin dhjamin që në i pastrojmë viçit.E marrin me 500 lekë apo 1000 lekë kilja dhe e hedhin vetëm për aromë brenda sepse ka diçka, ai i hedh ngjyruesin dhe duket si ngjyrë e kuqe si mish.Mos të flasim pastaj për ato lidhësat dhe përzierësit që janë shumë kancerogjene.?

Edhe Mehmet Kamberi , punonjës në fabrika të përpunimit të mishit prej 25 vitesh eksperiencë tregon se pas viteve 90 cilësia e produkteve të përpunuara është skandaloze .

Mehmet Kamberi : ?Sot në këtë kohë që të punosh me sallamrat bio është shumë e vështirë për arsye të kostos së lartë të mishit dhe kryesisht punohet me mishra të frigoriferit.?

Një tjetër problematikë sipas zotit Kamberi është edhe mbështjellja e mishit të përpunuar i cili bëhet me dy lloj zorrësh artificial dhe origjinale.

?Mbushja bëhet kryesisht me zorrë artificiale apo zorrë natyrale. Varet nga lloji i produktit.?

Alarmi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë se mishi i përpunuar ndikon në shfaqjen e sëmundjes së kancerit ka nxitur një reagim zinxhir të institucioneve në Tiranë. Mesazhi i tyre ka qënë i qartë : Reduktoni konsumimin e mishit të përpunuar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS