Makina shtyp 3 vetë, shqiptari vdes duke shpëtuar të motrën 10 vjeçe

Ora News Lajme 2015-11-01

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Festa e Halloweenit në Nju Jork është kthyer në një skenë horrori në Bronx të Nju Jorkut.
Tre persona humbën jetën, mes tyre dhe 24 vjeçar shqiptar Kristian Leka me origjinë nga Shkodra por që prej vitesh jetonin në Pelham Park në Bronx Nju Jork.
Të vdekur nga aksidenti mbetën dhe një vajzë 10 vjeçare dhe një 65-vjeçar.
Mediat amerikane raportojnë se gjithçka ndodhi të shtunën pasdite në rrugën Morris Park Ave të qytetit të Bronxit.
Një automjet tip Dodge që drejtohej nga 52-vjeçari, Howard Unger, ka kaluar me shpejtësi duke u përplasur në fillim me një makinë të parkuar Toyota ngjyrë të zezë dhe më pas është ngjitur në trotuar duke goditur një grup fëmijësh me prindërit e tyre të cilët kishin dalë në shetitjen tradicionale, derisa është ndaluar në një gardh të një shtëpie pranë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/makina-shtyp-3-vete-shqiptari-vdes-duke-shpetuar-te-motren-10-vjece/

Share This Video


Download

  
Report form