Azil në Itali, të miturit kosovarë 1500-2500 euro për të mbërritur në Firenze

Ora News Lajme 2015-10-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mediat italiane kanë bërë një reportazh për trafikun e të miturve nga Shqipëria dhe Kosova në Itali.
Të miturit që ndodhen në një qendër pritje në Firenze tregojnë se kanë paguar nga 1500 apo 2 500 euro për të mbërritur në vendin fqinj, ku kërkojnë azil dhe më pas bëjnë bashkim familjar.
Ministria e Brendshme italiane në një raport të javëve të fundit, evidenton se Shqipëria gjendet ne krye të listës për numrin e të miturve të pashoqëruar në Itali.
Nga Kosova në Serbi, Beograd, një qytet në serbi, më pas në Hungari dhe më pas me makinë në Austri, Slloveni dhe Itali.
Mendohet se mund të ketë një rrjet personash si në Shqipëri dhe në Kosovë që bën transportin e këtyre fëmijëve drejt Italisë.
Të miturit e intervistuar në një qendër strehimi në Firenze tregojnë që udhëtimi është i ndarë në tre pjesë.
Nga Kosova në Serbi udhëtojnë me makinë, nga kufiri serb deri në Hungari ecin në këmbë dhe më pas udhëtojnë me automjete drejt Italisë, duke kaluar nëpërmjet Sllovenisë dhe Austrisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/azil-ne-itali-te-miturit-kosovare-1500-2500-euro-per-te-mberritur-ne-firenze/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS