Skeda në Itali e të vrarit në Shkodër, Nardi i bujtinave në Theth do të bëhej baba i një djali

Report TV 2019-03-29

Views 1

24 orë nga vrasja e biznesmenit Ferdinand Polia në Shkodër, policia nuk ka ende një emër të autorit. Por duket se e kaluara e errët në Itali, ku qëndroi për disa vite si emigrant, dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën 32-vjeçarit. Nga një hulumtim i kryer në mediat italiane, Polia rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale në vendin fqinj, madje edhe i dënuar nga Gjykata në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane në vitin 2011, Ferdinand Polia në atë kohë 24 vjeç, do të arrestohej në një operacion të karabinierëve së bashku me 8 shqiptarë të tjerë. Grupi i shqiptarëve u prangosën pasi nga hetimet e kryera nga autoritetet italiane, u zbulua se Polia dhe 8 shqiptarët e tjerë, ishin të përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos, në një aktivitet kriminal përfitimet e të cilit shkonin deri në 800 mijë euro.Polia do të dënohej nga drejtësia italiane me 4 vite burg. Por nuk mbaron me kaq, pasi gjatë gjykimit të tij, autoritetet do të zbulonin edhe të paktën dy vjedhje me dhunë, ku 32-vjeçari Polia kishte qenë autor. Konkretisht, në nëntor të vitit 2008 dhe më vonë në vitin 2010, Polia është akuzuar si autor i vjedhjes së të paktën dy shtëpive. Madje në vjedhjen e vitit 2010, Polia do të dilte i plagosur gjatë një përleshje me tre marokenë, pronarë të shtëpisë në të cilën 32 vjeçari ishte futur për të vjedhur. Pas kësaj, Ferdinand Polia do të linte Italinë, për t?u kthyer në Shqipëri, ku do të hapte një bujtinë në zonën turistike të Thethit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS