Moti i keq në Vlorë ka shkaktuar kaos në qytet. Reshjet kanë bllokuar disa rrugë në qytetin e Vlorës.
Erërat e forta si dhe reshjet kanë lënë disa zona pa energji në Orikum, në fshatrat e Vlorës të ish-komunës Selenicë si dhe ish-komunës Novosele.
Ndërkohë është pezulluar lundrimi detar për mjetet e peshkimit që prej orëve të pasdites.