Ekipi kombëtar i Shqipërisë është nisur drejt Armenisë sot në mesditë, ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore në grup.
Kuqezinjtë do të udhëtojnë me avion charter për afërsisht 4 orë për të mbërritur në Jerevan.
Ndeshja mes Armenisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin ?Republican? të dielën në orën 18:00 me orën tonë lokale.
Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi do të dalë sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp dhe po sot ekipi do të zhvillojë dhe një seancë stërvitore.
Shqipëria ndodhet e treta në Grupin I me 11 pikë, një pikë më pak sesa Danimarka e vendit të dytë.
Kuqezinjëve i nevojitet fitorja për të siguruar pjesëmarrje në ?Euro 2016?, ndërsa çdo rezultat tjetër do ta lërë në fazën play-off.