Ujësjellësi i Bovillës, Lame: Certifikatë pronësie falas për të shpronësuarit

Report TV 2015-10-09

Views 1

Të shpronësuarit nga shteti për shkak të ndërtimit të ujësjellësit të Bovillës do të paisen me certifikatë pronësie falas. Kreu i Aluiznit Artan Lame tha se qeveria për këtë qëllim do të marrë një vendim të ri.

Banorët të cilët janë shpërngulur nga shteti për shkak të ndërtimit të ujësjellësit të Bovillës, do të marrin pronësinë e tokës nga një ligj i ri. Kreu i Aluiznit gjatë një takimi me ta u ka shpjeguar formën me të cilën do të veprohet, ku tashmë nuk do të jetë Bashkia Kamëz ajo që do të kryejë procedurat por shteti.

"Bashkia nuk do të merret sepse nuk i hyn dot gjithë asaj historie. Atëherë ne do heqim këtë nen nga ligji dhe do vëmë një nen që thotë : Ngarkohet Këshilli i Ministrave për familjet e Bovillës pra gjithë këtë pjesën e parë. Qeveria do bëjë një vendim të ri, familjet sipas listës bashkëlidhur përfitojnë privatizimin dhe regjistrimin falas të banesave sipas gjendjes faktike në terren", tha Lame.

Lëvizja e banorëve të Bovillës është bërë me forcë rreth 20 vite më parë. Pavarësisht se ka patur 3 vendime të Këshillit të Ministrave në vitet 1994, 1995 dhe 1997, përsëri nuk është arritur që të mbyllet çështja e pronësisë. Në vitin 2012 ish-qeveria Berisha miratoi një vendim të ri ku ngarkonte Bashkinë e Kamzës për t?u dhënë pronësinë, por përsëri nuk u arrit zgjidhja.

Tashmë brënda 2 muajve qeveria do të hartojë vendimin e ri për t?u dhënë të gjithë banorëve certifikatën e pronësisë falas. Banorët nga ana e tyre janë shprehur të harruar nga shteti, pasi për më shumë se 20 vjet nuk kanë pronësinë e banesës së tyre.

Share This Video


Download

  
Report form