Shqipëri- Serbi, Rama takon studentët serbë: Sot duhet të fitojë qytetarëria

Ora News Lajme 2015-10-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryemistri Rama ka pritur në një takim në kryeministri studentët serbë që do të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi mbrëmjen e sotme në ?Elbasan Arena?.
Kreu i qeverisë shprehu keqardhjen për incidentin me autobusin e lojtarëve serbë duke vënë në dukje se sa delikate janë marrëdhëniet mes dy vendeve edhe pse janë hedhur hapa historike për përmirësimin e tyre.
Kryeministri Rama tha se secili ekip luan për të fituar, por e rëndësishme në këtë ditë është të fitojë qytetërimi.
Kryeministri Edi Rama takon 60 studentët ekselentë serbë të cilët do të ndjekin ndeshjen ?Shqipëri-Serbi? në stadiumin ?Elbasan Arena?
Duke mos e fshehur që është një ndeshje me emocione shumë të forta Rama nënvizoi nevojën e fqinjësi me përfitime të mëdha reciproke për njëri tjetrin. Gjithashtu u shpreh i keqardhur për incidentin duke deklaruar se ishte një fëmijë 14- 15 vjeçar i cili qëlloi me gur autobusin
Edi Rama: ?Ky takimi i parë në histori mes njerëzve të zakonshëm të dy vendeve tona. S?jemi më armiq, përkundrazi. Në fushën e futbollit jemi kundërshtarë në fushën e gjërë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq. Më vjen shumë keq që dje një djalë 14- 15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë, dhe kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, e juaja, mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, I frymës së urretjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenarete tjetër.?
Rama u shpreh i sigurtë për vazhdimin e projektit me studentët duke i uruar t?ia kalojnë mirë në Tiranë dhe kur të kthehen në Serbi të flasin mirë për Shqipërinë.
?Shqipëria është një vend ku është vështirë të vish për herë të parë, por kush vjen do gjithmonë të rikthehet. Jam i sigurt që ju do mendoni të riktheheni?
Minsitri serb i arsimit Srdan Verbic, foli shkurt por mesazhi i tij ishte i qartë

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-flet-per-incidentin-i-keqardhur-nje-14-vjecar-qelloi-autobusin-me-gur-sjemi-armiq-ne-fushe-kundershtare/

Share This Video


Download

  
Report form