Gjjatë takimit që zhvilloi me grupin e studentëve serbë, që do të ndjekin ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë në ?Elbasan Arena? kryeministri Rama tha veç të tjerash se rënia e kufinjve mes Serbisë dhe Shqipërisë është një domethënie për të gjithë dhe veçanërisht për Ballkanin. Kryeministri i kërkoi studentëve në fjalën e tij më tepër bashkëpunim mes dy vendeve në kuadër të këtij projekti. Duke mos lënë pas atmosferën në prag të ndeshjes mes dy vendeve Rama theksoi se ajo çka është e rëndësishme sot është të fitojë imazhi, qytetërimi dhe tradita e Shqipërisë
?Just play, have fun, enjoy the game?. Shprehja e njohur e basketbollistit Michael Jordan duhet tu vlejë sot të gjithë atyre që do të shkojnë në stadium?. -Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama,
Në fjalën e tij kreu i shtetit theksoi edhe rolin dhe rëndësinë e ndeshjes shistorike që do të luhet sot në Elbasan Arena mes dy vendeve duke mos lënë pa përmëndur edhe incidentitn e shkaktuar ditën e djeshme kur një 14 vjeçar goditi me gurë autobuzin e kombëtares serbe. Rama e konsideroi atë si një degë e nacionalizmit që ekziston kudo dhe është e pamunudur shmangia
"Më vjen shumë keq që dje një djalë 14-15 vjeç hodhi një gurë drejt autobuzit të Serbisë dhe kjo tregon se sa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata juaj mbart me vete etjen e madhe per ndryshim dhe sjell me vete endrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit të urrejtjes dhe perjashtimit është i pranishëm gjithmonë.
Prandaj na duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për edukimin për njohjen e vlerave të bashkjetesës ashtu sic na e kanë mësuar ne të parët tanë jua kanë mënsuar edhe juve.Uroj shumë që gjithë ky udhëtim historic të përfundoi sic filloi. Uroj që ndeshja pavarsisht rezultatit arsye për të pasur më shumë dëshirë për të vazhduar bahskëpunimin dhe për ti parë sukseset si të përbashshkët.
"Nuk e fshehim që është një ndeshje me emocione shumë të forta. Eshtë me rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të fitojë. Ministri do thotë është me rëndësi që Serbia të fitojë, por më e rëndësishme është që të fitojë qytetërimi. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitojë tradita e mikpritjes jo vetëm për mikun por edhe për kundërshtarin. Në kodet tona më të vjetra ka një sërë porosish për mënyrën se si duhet trajtuar me respekt edhe armiku, për më tepër që ne s?jemi më armiq, përkundrazi në fushën e futbollit jemi kundërshtarë, ndërsa në fushën e gjerë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq përditë e më të mirë?- deklaroi Rama.