Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Shqipëri në orën 17:50 minuta, ashtu sikur ishte planifikuar në axhendë. Kombëtares serbe në aeroport i kanë uruar mirëseardhjen pjesëtarë të FSHF sipas protokollit, teksa i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Serbisë në Tiranë.
Autobusi që transportoi për në hotel serbët u shoqërua nga 36 makina policie, ndërsa në aeroport u fut deri në pistë për të marrë lojtarët për arsye sigurie.
Delegacioni serb, konferencën për shtyp do ta zhvillojë në Hotel ?Rogner? në orën 19:30.