Ndeshja, Elbasani i "blinduar" por Kuq e Zi, fillon numërimi mbrapsh

Report TV 2015-10-07

Views 3

ELBASAN- Nis numërimi mbrapsh për ndeshjen ndaj Serbisë, të gjithë sytë nga "Elbasan Arena? dhe e gjithë siguria mbi stadium. Helikopterë Cuger të ushtrisë patrullojnë mbi qytetin që do të presë një përballje të fuqishme mes kuq e zinjve dhe Serbisë. Gjithçka duket e si blind ditën që përkon me ardhjen e kombëtares serbe në Shqipëri

Ndërkohë në stadium duket se gjithçka është gati për të pritur ndeshjen e madhe dhe 12 mijë e 800 tifozët që do të kenë mundësi të ulen në stolat e këtij impianti. Inspektori i UEFA i ngarkuar me sigurinë edhe në ndeshjen e kaluar në Serbinë ka përfunduar vlerësimin e stadiumit në këtë prag ndeshje.

Policia ka identifikuar të gjithë grupimin e tifozëve kuq e zi ndërkohë për për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes do të jenë rreth 2 mijë efektiva të policisë dhe RENEAS

Këtë herë të gjitha monedhat që do ti gjenden në xhepa tifozëve gjatë kontrollit të rreptë të policisë do të mblidhen nga kryqi i kuq në ndihmë të familjeve të varfra.

Të vetmet gjëra që do të marrin tifozët me vete janë flamujt ndërkohë që për shkak të reshjeve të shiut është kërkuar që të lejohet futja e çadrave në stadium por për këtë deri tani nuk ka një vendim.

Një skenë gjigande po ngrihet në sheshin kryesor ndërkohë që përgjatë kalasë po rishikohet ndriçimi që qyteti të jetë sa më i bukur e mipritës në ndeshjen historike.

Shitësit e flamujve dhe simboleve kombëtare kanë filluar të shfaqen për ti dhënë mundësinë të gjithë tifozëve që të festojnë një fitore të mirëpritur të ekipit tonë kuq e zi.

Tifozat shpërndajnë flamuj në çdo familje përgjatë gjithë bulevardit Aqif Pasha gjithcka po vishet kuqezi mbetet vetëm 20:45 e mbrëmjes së të enjtes për ta kthyer festën në gjigande

Share This Video


Download

  
Report form