Tiranë, përjashtohet nga puna, mësuesja futet në grevë urie mësuesja para shkollës

Report TV 2015-10-05

Views 16

TIRANË - Dita ndërkombëtare e mësuesve e gjen Vitore Pecnikaj-n mësuese prej 11 vitesh në grevë urie para shkollës 9-vjeçare ?Ali Demi?. Prej shtatorit ajo ka një konflikt me drejtoreshën e shkollës e cila i ka komunikuar se nuk mund të jetë më mësuese në këtë shkollë.

?Jam mësuese e kësaj shkolle që prej një viti me procedurë konkurrimi dhe ky konkurrim u anulua 3 herë. Jam paguar me kontratë pa limit, pra kontrata ime është deri në zhvillimin e konkursit dhe shpallja e vendit fitues. Kjo drejtuese më hedh në rrugë duke më thënë që nuk i ke të gjitha orët e plota. E vërteta ekziston që në këtë shkollë nuk zbatohet udhëzimi i ri 44 i datës 16/10/2014. Deri tani skam marrë asnjë lloj përgjigje, deri në këto momente dhe e vetmja rrugë për mua ngeli greva?, u shpreh mësuese Pecnikaj.

Pecnikaj pohon se ka bërë ankesë në të gjitha organet kompetente për të gjetur zgjidhje por në mungesë të një përgjigjeje ajo ka vendosur të nisë një grevë urie para derë së shkollës deri në një përgjigje për rikthimin në vendin e punës.

Share This Video


Download

  
Report form