Urë Vajgurore, gjimnazi i ri mbahet “peng” nxënësit mësim me dy turne

Report TV 2015-10-05

Views 2

Godina e shkollës së re të mesme të qytetit të Urës Vajgurore ka përfunduar, por edhe këtë vit ajo nuk është vënë në dispozicion të nxënësve. Kjo pasi bashkia ende nuk ka shlyer edhe një 20% të pagesës për firmën që mori përsipër ndërtimin e objektit.

Firma refuzon që t?ia dorëzoj këtë objekt bashkisë, ndërsa ata që vuajnë pasojat e këtij ngërçi janë nxënësit, të cilët detyrohen që në shkollën e vjetër ta bëjnë mësimin me dy turne. Duke marrë shkas nga kjo situatë nxënësit kanë protestuar përpara bashkisë së qytetit.

Ata kërkojnë të zgjidhet ky problem pasi shumica prej e tyre e kanë të pamundur ta përballojnë mësimin me dy turne.

Problematika pranohet edhe nga bashkia e Urës Vajgurore, nën kryetari i së cilës pohon se bashkia jo vetëm që nuk ka marrë në dorëzim objektin e shkollës së re, por ende një specialist i saj nuk ka kryer proçesin e kolaudimit të punimeve. Gjimnazi i vetëm i qytetit e ka të pamndur të përballojë fluksin e nxënësve, të cilët vijnë edhe nga fshatrat.

Share This Video


Download

  
Report form