Llalla-Prokurorëve: Të mos ketë vonesa në hetime, e pajustifikueshme - Ora News

Ora News Lajme 2015-10-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeprokurori, Adriatik Llalla, zhvilloi një takim me drejtuesit e Njësive Task-Forcë kundër korrupsionit.
Sipas njoftimit për mediat të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, në fokus të këtij takimi ishte situata aktuale e çështjeve hetimore në zhvillim si dhe iu theksua mbështetja e plotë që Prokurori i Përgjithshëm ofron për veprimtarinë e tyre specifike.
Takimi vjen ndërsa palët politike janë përfshirë në akuza e kundër akuza për përfshirje në korrupsion.
Menjëherë pas këtij takimi të veçantë, Llalla ka drejtuar një tjetër tryezë ku kësaj here veç drejtuesve të Njësive Task-Forcë kundër korrupsionit ishin të pranishëm edhe drejtuesit lokalë të Prokurorisë Shqiptare, të cilëve u kërkoi më shumë angazhim.
Llalla:?Ka zhvillime të shumta në aspektin penal, të cilat kërkojnë angazhim maksimal të të gjithë strukturës së Prokurorisë Shqiptare. Aktiviteti i Prokurorisë Shqiptare, si në çdo kohë, vijon të ketë vëmendjen kryesore nga faktorë vendas dhe ndërkombëtarë. Ka shumë partnerë seriozë që mbështesin institucionin tonë dhe e konsiderojnë si një ndër paradhomat kryesore për zhvillimin të Shqipërisë?.
Për Prokurorin e Përgjithshëm, ky është një vlerësim që duhet ndarë edhe me agjenci të tjera për përmirësimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.
Duke u ndalur te zvarritja e hetimeve, kryeprokurori paralajmëroi masa ndëshkuese për prokurorët që nuk respektojnë parimet bazë të punës.
Llalla: ?Nga kontrollet periodike të Prokurorisë së Përgjithshme janë konstatuar raste të vonesave të pajustifikuara në veprimet hetimore nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore. Çdo rast i konstatuar do të jetë pjesë e vlerësimit vjetor si për personat përgjegjës, ashtu edhe për drejtuesit e prokurorive.Qytetarët presin zgjidhje ligjore në një kohë sa më optimale dhe për këtë arsye ne do të vijojmë të marrim masat ndëshkuese për prokurorët që nuk respektojnë parimet bazë të punës?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/llalla-prokuroreve-te-mos-kete-vonesa-ne-hetime-e-pajustifikueshme/

Share This Video


Download

  
Report form