Sayed: Nisma anti informalitet prek të varfërit, Qeveria t’i mbrojë me subvencione

Ora News Lajme 2015-09-30

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoresha e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, deklaron në një intervistë për Ora News se në një periudhë afatshkurtër, nisma anti-informalitet do të japë tronditje për disa sektorë të ekonomisë dhe do të prekë të varfërit. Për këtë arsye, ajo i rekomandon qeverisë marrjen e masave konkrete nëpërmjet skemave mbrojtëse, siç bëri me rastin e subvencioneve kur u rishikua çmimi i energjisë.
Banka Botërore i kërkon qeverisë që të ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen e të varfërve që do të preken nga nisma anti-informalitet që ka nisur nga 1 shtatori.
Në një intervistë për televizionin Ora News, drejtoresha e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, deklaron se në një periudhë afatshkurtër nisma do të japë tronditje për disa sektorë të ekonomisë, por qeveria duhet të mbështesë financiarisht të varfërit, siç bëri me rastin e subvencioneve kur u rishikua çmimi i energjisë.
Sayed: ?Kam parasysh ketu ato shtresa që janë pjesë e sistemeve ekzistuese teprogrameve sociale, të ndihmës ekonomike te kategorizuara ne baze të ardhurave. Ndërkohë që Banka Botërore prej disa vitesh mbeshtet qeverinë shqiptare me nje projekt për përmirësimin e programit të ndihmës sociale. Më lini te marr si shembull reformën në energji, kuu rishikuan tarifat dhe në kuadër të këtij rishikimi, u planifikuan subvencione për shtresat në nevojë. Këto janë disa nga mënyrat, nëpërmjet të cilave mund të mbrohen interesat e shtresave në nevojë?.
Përballë këtyre kërkesave, Ministri Klosi ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të shtohen fondet për të varfërit.
Klosi: ?Në të gjitha këto fusha kemi rritje të madhe të buxhetit dhe për vitin që do të vijë, por kemi dhe politika të caktuar që realisht mbrojnë shtresat në nevojë?.
Drejtoresha e Bankës Botërore bën disa rekomandime për qeverinë në mbështetje të rritjes ekonomike, si rritjen e të ardhurave, vazhdimin e refomës në energji, ndërmarjen sa më shpejt të reformës në drejtësi, masa për përmbarimin privat, çka do të çojë në uljen e kredive me probleme.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/sayed-nisma-anti-informalitet-prek-te-varferit-qeveria-ti-mbroje-me-subvencione/

Share This Video


Download

  
Report form