Deklarata e Tahirit, FNSH qëndrim permanent në qarkun e Lezhës - Ora News

Ora News Lajme 2015-09-29

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaron se do të ketë dislokim të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në qarkun e Lezhës. Në një takim me strukturat e policisë, Ministri kërkoi përmirësim të punës për parandalim të ngjarjeve kriminale, ndërsa iu përgjigj dhe interesit të gazetarëve nëse akuzat e opozitës ndaj tij ndikojnë në besimin e qytetarëve te policia.
Një javë pas përplasjes me armë në Mamurras, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë, Ministri i Brendshëm deklaron se do të ketë dislokim më të shpejtë e ndoshta dhe të përhershëm të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në disa zona të qarkut të Lezhës.
Saimir Tahiri: Qarku i Lezhës është, ka qenë dhe mbetet gjithmonë prioritet i Policisë së Shtetit. Ne mendojmë se ka vende për tu përmirësuar puna, vecanërisht lidhur edhe me ngjarjet e fundit kriminale dhe për këtë arsye kemi kërkuar dhe planifikuar dislokimin më të shpeshtë në mos permanente të FNSH në zona të caktuara, por për ne mbetet themelore rritja e shërbimit ndaj qytetarëve. Nga 1 Janari deri më sot janë mbi 200 mijë telefonatë në policinë e shtetit, krahasuar me një vit më parë është shumë më shumë. Kjo do të thotë se qytetarët besojnë tek Policia e Shtetit. Janë mbi 25 mijë raportime në Komisaraitin Dixhital.
Ministri i Brendshëm i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, zhvilluan një takim me strukturat e policisë në Lezhë, ku kërkuan më shumë përpjekje në parandalimin e ngjarjeve kriminale.
I pyetur për ndikimin e akuzave të opozitës kundër tij në besimin e qytetarëve te policia Tahiri u përgjigj:
Pasi la Drejtorinë e Policisë së Lezhës, ministri Tahiri ka përshkuar në këmbë qendrën e qytetit të Lezhës.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-tahiri-rritje-te-sherbimit-per-qytetaret-kemi-dislokuar-edhe-fnsh/

Share This Video


Download

  
Report form