Padia, Doshi: Nuk ka pajtim! Braho vrau një ushtar 18-vjeçar

Report TV 2015-09-28

Views 2

Dy deputetët e parlamentit shqiptar Tom Doshi e Spartak Braho kanë refuzuar mundësinë e dhënë nga Gjykata e Lartë për tu pajtuar midis tyre, pas padisë për shpifje që deputeti i përjashtuar nga PS ka bërë ndaj kreut të komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Duke mos i dhënë as dorën njëri-tjetrit ata janë futur në sallën e gjyqit, ku seanca prej 10 minutash është shoqëruar me batuta në distancë.

?Unë nuk kam shpifur ndaj Doshit?, - u përgjigj Braho gjykatës, duke sqaruar se deklarimi i tij për raportin falt mjekësorë të Doshit është bërë në cilësinë e deputetit dhe ai ka lexuar një qëndrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

?Me Doshin njiheshim prej vitesh si deputet, po ashtu e njoh dhe para viteve 1990 ku Doshi ka shërbyer si ushtar në Durrës, e nuk kam asnjë problem personal?, - mbylli deklarimet e tij Braho.

Ndërsa deputeti Doshi ka refuzuar pajtimin, duke i thënë gjykatës se ai kërkon që shpifësi të dënohet. Pas refuzimit të pajtimit, Doshi reagoi për mediat duke e akuzuar kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Brahon për vrasje n e një ushtari 18-vjeçar para viteve ?90.

I pyetur nëse mbështet reformën në Drejtësi, Doshi deklaroi se ai do të jap votën e tij.

Share This Video


Download

  
Report form