TIRANË - Një vit pas ndryshimeve të fundit të bëra nga Kuvendi, ligji që mbron të dhënat tona personale do të rishihet. Sipas komisionerit të posaçëm, teknologjia po rrezikon çdo ditë e më shumë privatësinë tonë, ndaj duhen forcuar masat ndëshkuese për ata që abuzojnë me këto të dhëna.
...
Zhvillimi i madh teknologjik na rrezikon të gjithëve çdo ditë e më shumë për ruajtjen e të dhënave personale. Për këtë arsye po shihet mundësia e rishikimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale nisur dhe nga rastet e shumta të denoncuara në Shqipëri. Dëmtimi i të dhënave personale sipas komisionerit Besnik Dervishi prekin shumë individë.
?Qytetarët kanë nevojë për më shumë informacion mbi rëndësinë që ka privatësia e tyre dhe rrugën që duhet ndjekur për ta mbrojtur atë. Lidhur me këtë, si dhe me ndryshimet teknologjike që na paraqiten, Zyra jonë po vlerëson mundësinë e përmirësimit të ligjit, për të ndjekur problemin e mbrojtjes së të dhënave personale me të njëjtën filozofi, si të vendeve në zhvillim, si dhe për të qasur edhe më mirë standardet e praktikat e përdorura nga vendet të cilat kanë një eksperjencë të gjerë në këtë proçes?, tha Dervishi.
Të njëjtin shqetësim e ngriti edhe ministrja e inovacionit Milena Harito.
?Qeveria Shqiptare dhe Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave personale kanë ushqyer gjithnjë marrëdhënie të shëndetshme. Zhvillimi i shpejtë teknologjik na vendos gjithnjë përballë sfidave të reja, pasi nga njëra anë kemi më shumë instrumente për të mbrojtur të dhënat personale, por nga krahu tjetër, piratët kanë edhe më shumë rrugë për të kërcënuar këto të dhëna. Ushtrimi i të drejtave Kushtetuese të qytetarëve dhe mbrojtja e tyre me standarde të larta dhe praktikat më të mira ligjore është një detyrim jo vetëm institucional, por dhe një kontribut për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë, në rrugën e saj drejt integrimit evropian?, tha Harito
Kërkesa për rishikimet në ligj u bë gjatë takimit të 27 të punës e rasteve të veçanta. Në këtë aktivitet meRrnin pjesë edhe homologët e huaj të mbrojtjes së të dhënave personale të cilët po ashtu janë anëtarë të Konferencës Europiane.