Qendra pa makina, Bashkia e Tiranës plan për të përmirësuar ajrin në kryeqytet

Ora News Lajme 2015-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmirësimi i ndjeshëm i ajrit në Tiranë në ditën pa makina, ka nxitur bashkinë e kryeqytetit të hartojë një masterplan për të çliruar qendrën nga automjetet e shumta. Nënkryetari, Andi Seferi, tha për Ora News, se Bashkia është e vendosur për të ndryshuar statistikat e frikshme për vdekjet që shkaktohen nga tejndotja.
Niveli i lartë i ndotjes në kryeqytetitn shqiptar është një ndër shkaktarët kryesore të vdekjes së rreth 500 personave në vit.
Për të ndryshuar këtë statistikë të frikshme, bashkia e Tiranës po harton një masterplan që synon organizimin disa herë në vit të ditës pa makina.
Andi Seferi: Vit për vit, pikërisht nga sëmundjet e mushkërive humbin jetën rreth 500 banorë nga qyteti i Tiranës. Bllokimi i qendrës së Tiranës për makinat dhe rikthimi i aktiviteteve të ndryshme do të shoqërohet në mënyrën më absolute me një ndërthurje perfekte pune ndërmjet policisë bashkiake dhe policisë së shtetit.
Çdo ditë në rrugët e Tiranës qarkullojnë mbi 140 mijë makina dhe nenkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, e konsideron emergjencë çlirimin e qendrës nga automjetet.
Andi Seferi: Në Tiranë lëvizin rreth 140 mijë makina në ditë duke përshkuar segmente të panevojshme. Është përllogaritur se gjysma e segmenteve që çdo automjet kryen janë më pak se 1 km. Lëvizja nga një kafe në kafe, nga një takim brenda përbrenda qendërs së qytetit, shtojnë pjesën e ndotjes dhe trafikut të rënduar.
22 shtatori, dita ndërkombëtare pa makina, solli një përmirësim të ndjeshëm të ajrit në kryeqytet, ku niveli i ndotjes ishte në parametrat normalë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/qendra-pa-makina-bashkia-e-tiranes-plan-per-te-permiresuar-ajrin-ne-kryeqytet/

Share This Video


Download

  
Report form