Banesat pa afat për të prekurit e Unazës së Re/ Bashkia e Tiranës sqaron

Report TV 2018-11-28

Views 3

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh sot se dy familjet Pera dhe Isufaj që janë strehuar në banesat sociale në Shkozë pas zhvendosjes nga Unaza e Re, mund të qëndrojnë pa afat. Por si do të bëhet një gjë e tillë, kur qeveria dhe bashkia kanë deklaruar më parë se familjet që nuk kanë leje për banesat do të kenë vetëm bonus qiraje për tre vite dhe përparësi në aplikimet për strehim social?

Situatën e shpjegoi në një intervistë për Repolitix në Report Tv, drejtoresha e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti. Drejtoresha sqaron se propozimi i bashkisë do i shkojë këshillit për vendimmarrje për ta legjitimuar. Gjithashtu, Ruseti tregon edhe mënyrën si po përzgjidhen familjet që do të strehohen në banesat sociale, teksa të lira janë edhe 15 apartamente. Ajo thekson se nga projekti preken 140 familje, nga të cilat vetëm 40 kanë leje, ndërsa 100 do të trajtohen me bonues qiraje.

INTERVISTA E ANISA RUSETIT PËR REPORT TV
Disa familjeve u është thënë se mund të qëndrojnë pa afat në banesat sociale, ligjërisht si do të zgjidhet kjo?
Ky është një propozim i bashkisë që do i shkojë këshillit për të legjitimuar vendimmarrjen. Do të ketë një vendim të qeverisë për tre vitet e bonusit të qirasë, ndërkohë që kemi disa familje që për shkak të kushteve apo moshës, prandaj bashkia ka vendosur se banesat sociale janë zgjidhja më e mirë.

Sa është tarifa për qiratë?
Është një formulë në raport me numrin e anëtarëve të familjes dhe zonën ku vendos të jetojë. Nëse familjet janë të interesuara për një program tjetër janë të lirë të vijë me statusin e të pastrehë.

Bëhet fjalë për cdo familje që dëshiron të largohet apo edhe ato që kanë edhe prona të tjera mund të vijnë?
Ne po u referohemi atyre që janë më në nevojë se të tjerat. Ata që ju keni vizituar nuk kanë asnjë pronë tjetër. Dhe ne jemi duke u ardhur në ndihmë këtyre.

Ju thatë se janë tetë kërkesa?
Këta kanë shprehur vetë dëshirën për t?u bërë pjesë e programit të strehimit social

Sa familje janë ata që nuk kanë pronë tjetër?
Nga vlerësimi janë 140 familje që preken nga projekti, nga 140, 40 i kanë dokumentet, 100 të tjera do të përfitojnë nga bonusi i qirasë.

Shpronësimi nga bashkia apo nga qeveria?
Do të bëhet nga buxheti i shtetit

Me vlerën e tregut?
Të dyja vendimet do të jenë të qeverisë, shpronësimi dhe bonusi i qirasë

Si do të zgjatet bonusi i qirasë?
Fakti që VKM është për tre vite është përjashtues, pasi më ligj është me rivlerësim njëherë në vit. Kjo është bërë për strehim afat gjatë për të gjetur një mundësi tjetër

140 familje është totali?
Të gjitha familjet që preken do të kenë një alternativë strehimi

Sa banesa janë të lira aktualisht?
Janë 15 apartamente të lira që janë të mobiluar.

Si e keni bërë përzgjedhjen?
Në bazë të nevojave jetike, nga më të moshuarit, ata që kanë fëmijë të vegjël, më pas ata që janë pak më mirë se të tjerat.

Share This Video


Download

  
Report form