PD, Strazimiri: Qytetarët në burg ministri Saimir Tahiri trafikan i lirë

Report TV 2015-09-26

Views 0

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat në drejtim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si i dyshuar për përfshirjen në trafikun e drogës dhe paligjshmërisë të shitjes së makinës së tij.

Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka akuzuar Tahirin për shitjen e makinës së tij pa e deklaruar ndërsa qytetarët sipas tij për çdo shkelje minimale futen në burg.

?Trafikanti me targa AA003GB është ende i lirë e i patrazuar, për të ?shpjeguar? sa here del, një variant të ri të historisë së tij të dashurise me makinën dhe trafikantët.Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë me gojën e tij se ka shitur një makine luksi ?në të zeze? teknikisht si berberet që guxojne të rruajne e të qethin pa kasë. Si shitesi ambulant i cigareve në trotuar nga i cili gjithashtu shteti do pjesën e tij, dhe nuk i hyn gjemb në kembe.Kjo, sepse kjo qeveri që ?lepurin e kap me qerre?, armik ka berberin e shitësin ambulant të cigareve apo çamçakizave, dhe zotëria AA003GB nuk është asnjë prej tyre, ai është thjesht një ministër?- u shpreh Strazimiri.


Deputeti Strazimiri nga selia blu theksoi se kjo qeveri nuk ndëshkon ministrin e Brendshëm për parregullsitë e shitjes së makinës luksoze. Ai nënvizoi se kjo qeveri është armike me të papunin, invalidin tregtarin dhe pensionistin ndërsa me ministrin Tahiri veprohet me një tjetër satndard.

?Ministri AA003GB, me vendim Gjykate i ka sot borxh shtetit dhe individeve të përbaltur padrejtësisht prej tij një shume jo të vogel parash; teknikisht si borxhi që i kushtoi jetën Arif Dodes (që ishte Iinvalid, i papune e në dëshpërim), Qamil Zelës (që ishte një tregtar pakice që përpiqej të jetonte me djersë), si Llazi Nasi (pensionisti nga Novosela) e sa e sa të tjerë viktima të ?luftes kundër informalitetit? që sot nuk jetojne më. Por me ministrin qeveria nuk merret! Qeveria armik ka shpallur invalidin e papunë, tregtarin e pakicës që jeton me djersë, pensionistin që pensioni nuk i del as për të marre ilaçet, e ministri nuk është asnjë prej këtyre ? ? tha Strazimiri.

Deputeti demokrat tha ?Ministri Tahiri që drejton policinë ka shkelur me te dyja kembet Kodin Penal në mënyrë të përsëritur, por policia arreston e procedon pa asnjë bazë juridike, Fatmir e Indrit Hoxhen dhe të tjerë që burgun e qeverisë së bunkereve e kanë pasur rrisk që para se të lindin,për shkak te bunkereve"

Në përfundim Strazimiri u shpreh se kjo qeveri nuk është për qytetarët por vazhdoi akuzën se në krye të saj janë bandat të cilat drejtojnë vendin.

Share This Video


Download

  
Report form