"Prangosni vrasësit, jo pushime me lekë krimi' Shpërthen Sinanaj

Report TV 2015-09-25

Views 17

TIRANË - Julian Sinanaj i hetuar dhe nën akuzës si vrasësi me pagesë i ?bandës së tritolit? në Vlorë ka ?shpërthyer? në akuza ndaj prokurorisë duke kërkuar llogari se përse nuk arrestohen personat e përfshirë në krime të ndryshme dhe të denoncuar prej tij.

?Nëse ju nuk arrestoni ata që kam denoncuar, kjo tregon që ju nuk doni të zbardhni vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi?, - mësohet t?i jetë drejtuar Sinanaj prokurorëve Behar Dibra e Besnik Muçi.

Sinanaj nuk është ndalur këtu, por ka ngritur tensionet në sallë teksa ka akuzuar prokurorët se kanë kaluar pushime luksoze në bregdetin e jugut të Shqipërisë me paratë e kriminelëve që nuk arrestohen.

Ky proces ndodhet në seancën e 34, ndërsa me një vendim të pa bërë publik asnjëherë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta zhvillojë seancën me dyer të mbyllura duke lënë jashtë kamerat televizive dhe gazetarët.

Gjykatësja kryesuese e këtij procesi Flora Hajredinaj vendosi të rrëzojë dhe kërkesën e bërë nga avokatët e të pandehurve të tjerë në këtë proces për një ekspertizë psikike të Julian Sinanajt.

Burime nga seanca bënë me dije për Shqiptarja.com, se në tension e sipër Sinanaj ka këmbëngulur duke i kërkuar gjykatës se ai do të hesht përgjithmonë nëse nuk arrestohen personat e denoncuar prej tij, e veçanërisht Genis Mëhillaj i cili sipas Sinajt po i kërcënon familjen nga arratia.

Banda e tritolit u prangos një vit më parë dhe nën akuzë për një sërë vrasjesh mafioze, vendosje tritoli dhe kërcënimi janë Julian Sinanj, Ndriçim Gjokonaj, Andon Mëhillaj, Genis Mëhillaj ky ende i pa arrestuar, Marjon Mitro, Albin Mexhaj si dhe biznesmeni Ilir Karçini.

Share This Video


Download

  
Report form