Në ditën e shënuar të Kurban Bajramit, ALUIZNI Durrës në bashkëpunim me bashkinë e qytetit krahas urimeve për besimtarët myslimanë i kanë dorëzuar imamit të xhamisë së Riza Bajramit dokumentin e legalizimit të këtij objekti kulti.
Kjo xhami është ndërtuar në zonën e plazhit të Durrësit dhe është dhuratë e një familje e cila ka vënë në dispozicion truallin prej 4100 m2 si dhe ka kryer projektimin dhe ndërtimin e objekteve me shpenzimet e veta.
Ka qenë kryebashkiaku Vangjush Dako ai që i ka dorëzuar imamit të xhamisë dokumentin e legalizimit. Në këtë xhami krahas qindra besimtarëve myslimanë kryejnë ritin e faljes edhe lojtarët shqiptarë të kombëtares së futbollit sa herë që ata grumbullohen në Durrës.