Far West në Mamurras, vritet 15 ditë pas lirimit nga burgu në Itali

Report TV 2015-09-24

Views 36

MAMURRAS - Vetem 15 ditë pasi ishte liruar nga burgu ne Itali, Naim Tafa ka gjetur vdekjen ne Mamurras, aty ku u perfshi ne nje perleshje te armatosur me Erik Mamlin, me te cilin duket se nuk i kish harruar konfliktet e mbartura nga shteti fqinj ku kishin jetuar te dy. Nga shkembimi me arme permes makinave te dy "kundershtareve" te vjeter, mbeten te plagosur dy te aferm qe udhetonin me Tafen si dhe dy kalimtare te rastesishem. Policia arrestoi 28-vjecarin Erik Mamli si autor te vrasjes se Naim Tafes. Ai ka pranuar krimin, por ka deklaruar para hetuesve se veproi ne kushtet e vetembrojtjes. Policia shpalli ne kerkim Gentian Tafen, i cili dyshohet se ka qelluar i pari ndaj Erik Mamlit. Ky i fundit ju kunderpergjigj anetareve te fisit Tafa me te pakten 11 plumba automatiku.

Viktima Naim Tafa ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe ka dalë nga burgu me datë 8 shtator 2015 ku është kthyer në Rinas si i deportuar me masë 10 vjet për te mos qarkulluar në hapësirën Shengen.

Burime pranë policisë së Kurbinit thanë për Shqiptarja.com se ka dyshime që pista kryesore e konfliktit është prishja e pazareve në rrjetin e prostitucionit në Itali ku Tafa dhe Mamli dyshohet se ishin të përfshirë.

Me poshte dinamika e ngjarjes e shkruar nga gazetaret e redaksise se Shqiptarja.com (*Burimi: Njoftimi zyrtar i Policise se Lezhes)

Gjysmë ore para mesditës qyteza e Mamurrasit i ngjasonte një skene të filmave ?Far West?... Qytetarë të shumtë që lëviznin në qendër të qytetit kanë përjetuar momente tmerri kur nga dy makina nisi një përleshje e armatosur mes dy grupeve që fatkeqësisht la një viktimë dhe katër persona të plagosur, mes tyre dy kalimtarë të rastësishëm. Për orë të tëra ngjarja ishte e paqartë për publikun, derisa në mbrëmje policia zbardhi të gjithë dinamikën e konfliktit të armatosur.

Përplasja sipas policisë nisi mes dy kushërinjve Dorian dhe Erik Mamli 28 vjeç. Ky i fundit i kishte kërkuar që të mos shoqërohej me Naim Tafën (viktimë e kësaj përplasjeje) dhe me kushërinjtë e tij. Këtë kërkesë që tingëllon çuditshëm ndaj një adulti, Eriku ja kish argumentuar të afërmit të tij me faktin se kishte pasur konflikte të mëparshme me kushërinjtë Tafa kur ishte me ta jashtë shtetit.

Grindja mes tyre, fillimisht me fjalë dhe më tej në përleshje fizike, ka nisur në momentin kur Doriani nuk i është bindur këtij ?urdhri? duke i thënë kushëririt se Naim Tafën dhe të afërmit e tij i ka shokë dhe se do të vazhdonte të shoqërohej me ta.

?Më pas Dorian Mamli ka lëvizur me makinën tip Audi A4 me targë AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Erik Mamli është larguar me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet?, thotë policia.

Por ndërsa sherri mes dy kushërinjtë përfundoi me lëndime të lehta dhe pa përdorimin e armës, një përleshje e përgjakshme do ta priste Erik Mamlin gjatë rrugës së kthimit për në banesë.

Naim Tafa të cilit i kishte ?rënë në v...

Share This Video


Download

  
Report form