Një 'Far West" i vërtetë t" />

Një 'Far West" i vërtetë t"/>

"Far West" në Mamurras. Vritet i sapo liruari nga burgu, 4 plagosen - Ora News - Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-09-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Një 'Far West" i vërtetë tronditi qytetin e Mamurrasit mesditën e së mërkurës, 23 shtator 2015, kur dy grupe rivale pasi kanë përplasur makinat kanë qëlluar në drejtim të njëri tjetrit me armë zjarri nga brenda makinave.

Nga përplasja me armë mbeti i vrarë Naim Tafa, i cili kishte vetëm 15 ditë që kishte dalë nga burgu në Itali ndërsa u plagosën 4 persona, Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku.

Policia e shtetit zbardhi në mbrëmje dimanikën e ngjarjes që shkaktoi panik mes banorëve të qytetit të vogël dhe që ndodhi rreth orës 11:30 në hyrje të qytetit.

Sherri mes dy kushërinjve Mamli dhe konflikti me Naimin-

Fillimisht Enrik dhe Dorian Mamli, kushërinj mes tyre, janë konfliktuar. Shkak ishte shoqerimi i Dorianit me shtetasin Naim Tafa. Enriku i kishte kërkuar kushëririt te vet, që të mos shoqërohej me Naim Tafën dhe të afërmit e tij pasi me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit.

Doriani rrihet me Enrikun - Por Dorian Mamli, nuk i është bindur kushëririt të tij duke i thënë që i ka shokë dhe do shoqërohet me ta. Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar në konfrontim fizik.

Dorian Mamli ka lëvizur me makinën tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Enrik Mamli është larguar me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet.

Naim Tafa i zë pritë Enrikut- Duket se Doriani do të ketë konsumuar ndonjë bisedë me Naimin pasi gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Enrik Mamli.

Personat që ndodheshin në makina hapin zjarr ndaj njëri-tjetrit-Pas përplasjes , makinat në fjalë kanë ndaluar dhe personat që gjendeshin në to, nga brenda makinave kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Naim Tafa dhe janë plagosur shtetasit Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku.

Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku kanë qënë jashtë automjeteve.

Sekuestrohen 12 gëzhoja dhe arma e krimit-Në vendin e ngjarjes janën sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 gëzhoja fishekësh të armëve të zjarrit, 11 prej të cilave brenda në makinën e shtetasit Enrik Mamli, e cila është gjetur e braktisur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes. Në vijim të veprimeve të kryera lidhur me këtë ngjarje, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes Enrik Mamli si dhe arma e zjarrit e tip automatik mod 56 kal 7.62mm e përdorur prej tij, arme e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu janë marrë e sekuestruar automjetet e përfshira në vendin e ngjarjes, si dhe një sere veprimesh të tjera h...

Share This Video


Download

  
Report form