Tirane- Bashkim Fino deklaroi sot se mund të shkohet deri në referendum për realizimin e reformës Territoriale.
Duke iu rikthyer vitin 1998 kur Kushtetuta ndryshoi me referendum, Fino kujtoi se mund të përsëritet ai skenar.
Kjo deklaratë erdhi ndërsa po diskutohej propozimi i ish-kryeministrit, Ylli Bufi, për një ndarje mbi bazën e 5 qarqeve dhe 88 bashkive.
Fino: "Ministri do na sjelli 4 variantet të cilat ne do t'i diskutojmë dhe do të jemi të hapur. Midis tyre do të jetë edhe variant juaj, absolutisht. Por ka edhe një variant tjetër zoti Ylli. Ka opsionin e 98-ës, të Kushtetutës dhe të referendumit. Bëmë Kushtetutën, bëmë referendum. Unë e dua opozitën këtu, se dua që reformën ta bëjmë me ta, pavarësisht 84 vendeve që kam në Parlament, për të bërë ndarjen e re territoriale. Por unë kam vota për të bërë ndryshimin kushtetues, për këtë gjë flas vetëm, jo ndryshim në të gjitha. Por kjo nuk ju detyron apo nuk më jep mua të drejtën të mos e pyes. Është e hapur opozita të japi mendime dhe sygjerime edhe nga të gjitha këto sa kemi bërë. Dhe natyrisht po të ishte ajo mund të kishim marrë vendime pa kaluar fare. Por unë nuk mund të mbahem peng i opozitës që nuk do të bëj reforma kur populli më ka dhënë vota për 84 vënde në parlament. Do ta bëj këtë reform, madje po e pashë të nevojshme mund ti drejtohem edhe popullit me referendum për të thënë: E doni Qarkun dhe i doni këto 70 Bashki? Po, do thotë populli, ose jo. Vemi atje në referendum dhe e nxjerr, në kuptimin e mirë të fjalës, ndryshimin kushtetues me një referendum. Prandaj edhe sugjerimi që ju bëni, mos e bëni, se ajo më ngacmoi pak që morra fjalën, mose bëni në sensin që ne nuk duam të dëgjojmë opozitën apo meqënësë nuk është opozita, ju "e keni bërë gati atë. Jo, ne asgjë s'kemi bërë gati."
Në seancat degjimore me përfaqësues të shoqërise civile u vu re se qeveria ishte zëri i vetëm për shkrirjen e qarqeve.
Ish-kryeministri Ylli Bufi ka paraqitur projektin e "Shtetit ëeb" ku kundërshtohet ky propozim, sikurse edhe ndërtimi i hartës së re mbi bazen e rrethit dhe vendimi për të mos ndryshuar kufijtë aktuale të komunave.