Reforma territoriale, Fino: Të hënën mblidhet komisioni

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Bashkim Fino deklaroi se ky komision do të nisë punën të hënën në orën 09:00.
Fino ftoi edhe një herë opozitën të bëhet pjesë e kësaj mbledhjeje duke shtuar se këto mbledhje do të jenë të hapura dhe do të ndiqen nga mediat.
"Të hënën komisioni i Reformës administrativo territorliane nis me një axhendë të ngjeshur që në orën 09.00. Ne pritëm 3 muaj nga 24 janari deri dje. Vendimi i djeshëm shtyu afatin për 2 muaj, sepse në fund të fundit nëse opozita do të vijë që të hënën jemi të gathshëm dhe 9 vendet janë të opozitës" tha Fino.
Nga ana e tij ministri Bledar Çuçi u shpreh se "Është i gëzuar se u kapërcye ky ngërc procedurial. Duhet të rendim të kapim kohën që kemi humbur gjatë periudhs së pritjes së opozitës të bëhet pjesë e reformës".
Një ditë më parë Kuvendi miratoi ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës territoriale.

Share This Video


Download

  
Report form