A1 Report - Gjermani jep doreheqjen ministri, u perfshi ne skandal pedopornografik

Report TV 2015-09-24

Views 4

BERLIN - Qeveria e Angela Merkelit ka humbur një nga ministrat e saj, për shkak të një skandali. Ministri i Agrikulturës Hans-Peter Friedrich ka dhënë dorëheqjen në lidhje me çështjen e Sebastian Edathy, ish deputet i partisë Social-demokrate, i cili ka qenë në qendër të një hetimi për pedopornografi.

Friedrich i përket Partisë bavareze CSU, është shprehur jepte dorëheqjen e tij nga detyra e ministrit. Duke falenderuar dhe duke përshëndetur të gjithë, ai është shprehur se do të rikthehet. Skandali ikësaj çështje, daton që nga fundi i vitit 2013-të.

Friedrich ishte në atë kohë ministër i mbrojtjes dhe ka informuar kreun e SPD Sigmar Gabriel, për faktin se një nga deputetët e partisë së tij, Sebastian Edathy, figuronte në hetimet e një çështje pedopornografie.

Në atë periudhë po bëheshin tratativa post elektorale mes konservatorëve dhe socialdemokratëve për krijimin e një koalicioni, pas zgjedhjeve të muajit shtator.

Ndërkohë Edathy i ka mohuar akuzat ndaj tij, por kjo çështje mund të krijojë pasoja në marrëdhëniet brenda qeverisë dhe në koalicionin e Angela Merkel.

Share This Video


Download

  
Report form