A1 Report - Kiev, kryeministri jep doreheqjen shfuqizohen 9 ligje anti-proteste

Report TV 2015-08-21

Views 0

KIEV- Kryeministri ukrainas, Nikolay Azarov i ka paraqitur sot dorëheqjen e tij, presidentit të vendit, Viktor Yanukovych. Vetë Azarov tha se vendimi erdhi për qëllimin e arritjes së një zgjidhje paqësore të krizës politike që ka pushtuar vendin.

Ai e përshkroi krizën në Ukrainë si një kërcënim për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, si dhe kërcënim për çdo qytetar ukrainas.

Ndërkohë Parlamenti ukrainas shfuqizoi 9 nga 12 ligjet anti-protestë, të cilat ishin miratuar më 16 janar. Shfuqizimi i tyre u miratua me 361 vota pro, nga 226 që nevojiteshin.

Ligjet të cilat vendosnin kufizime të shumta për demostratat në masë dhe ndalonin tubimet, janë kritikuar ashpër nga opozita. Ndër pikat ktyesore të këtyre ligjeve ishte ndalimi i protestuesve për të mbajtur maska apo helmeta në kokë si dhe ngritja e tendave pa lejen e autoriteteve. Votimi në parlament erdhi vetëm disa orë pas vendimit të kryeministrit Azarov për ët dhënë dorëheqjen.

Miratimi i këtyre ligjeve më 16 provokoi protesta të dhunshme në Kiev, ku të paktën 10 mijë protestues mbushën rrugët e kryeqytetit.

4 protestues vdiqën ndërkohë që qindëra të tjerë, përfshirë dhe forca të policisë, mbetën të plagosur.

Parlamenti gjithashtu ka planifikuar të votojë më vonë gjatë ditës dhe një projektligj i cili do t'u japë amnistinë pjesmarrësve në protesta.

Share This Video


Download

  
Report form