TIRANE- Në ambientet e hollit të Rtvsh po zhvillohen homazhet për këngëtarin e mirënjohur Tonin Tërshana i cili humbi jetën dy ditë më parë. Në ceremoninë e organizuar në nder të artistit të madh të muzikës shqiptare ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Veliaj i cili theksoi se Tërshana ishte një artist që ishim të nderuar ta kishim pjesë tonën pasi ishte njeriu që dhuroi vetëm gëzim.
Miq të afërm qytetarë kolegë të këngëtarit shprehin adhurim dhe nderojnë artistin mes lotësh dhe fjalësh prekëse.Justina Aliaj këngëtarja e mirënjohur bashkëpunëtore e ngushtë e Tërshanës shprehu mirënjohje për këngëtarin dhe theksoi se sot është një ditë zie