TIRANE - Bizneset do të survejohen në mënyrë të fshehtë nga persona të veçantë nga tatimet për të denoncuar abuzimet nga biznesi. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka paraqitur një tjetër masë në luftën kundër të informalitetit, ku persona të caktuar do të vëzhgojnë në mënyrë të fshehtë subjektet tatimpaguese.
...
Qeveria merr të tjera masa për të luftuar informalitetin në ekonomi. Nëpër biznese të ndryshme do të vendosen persona të cilët do të spiunojnë abuzuesit me ligjin. Punonjësit e tatimeve në mënyrë të fshehtë do të kontrollojnë subjektet të ndryshme. Ka qenë ministri i financave Shkëlqim Cani i cili nga komisioni ekonomisë paralajmëroi këtë masë të re që do të shtrihet në të gjithë vendin.
Cani ka prezantuar në komision edhe ndryshimet ligjore ne ligjin për procedurat tatimore të cilat konsistojnë në ashpërsimin e penaliteteve. Në qendër të aksionit të qeverisë janë bizneset që nuk lëshojnë kupon tatimor, fshehin të ardhurat apo nuk kanë një inventar të saktë. Këto masa u kundërshtuan nga ish ministri i Financave, Ridvan Bode që sipas tij, do të shkaktojnë efekt negative te biznesi vogël.
Por komisioni është karakterizuar edhe nga debate me tone të larta mes kryetarit Erjon Braçe dhe ish ministri Bode të cilët nuk i kane kursyer debatet me tone te larta mes tyre.