Aksioni kunder informalitetit

RTV KLAN 2019-07-17

Views 0

Hetimi Tatimor ka nisur aksionin për kontrollin e bizneseve në të gjithë vendin. Fokusi në planin operacional të punës së tyre fillimisht do të jenë subjektet në zonat turistike: baret, restorantet dhe hotelet. Gjatë një inspektimi në zonën e Currilave në Durrës, kreu i Hetimit Tatimor tha se toleranca për shkelësit e ligjit do të jetë zero.

?Bizneset e rregullta nuk kanë arsye të shqetësohen nga inspektimet tona, përkundrazi Administrata Tatimore është krah tyre për të garantuar konkurrencën e drejtë dhe të barabartë në treg?.

Përveç mënyrës se si ndërmarrjet lëshojnë faturat, raportojnë xhiron dhe si përdorin kasën, në terren do të jetë edhe Inspektorati i Punës për të verifikuar nëse ka punonjës të padeklaruar.

?Jemi çdo ditë në terren, për të identifikuar shkelësit e ligjit, duke marrë masa ndaj secilit punëdhënës që mban punonjës në të zezë, nëpërmjet vendimit të pezullimit të punës, deri në formalizimin e tyre?.

Monitorimet në terren do të vijojnë intensivisht, përgjatë gjithë zonës bregdetare, të koordinuara mes institucioneve të ndryshme sipas specifikave të rasteve dhe në bazë të bizneseve që rezultojnë me risk të lartë ose që denoncohen nga qytetarët.

Për 6 muajt e parë të vitit, të ardhurat në buxhet kanë rezultuar 36 milionë dollarë më pak krahasuar me planin, ku gropën më të madhe e ka bërë Tatimi mbi Vlerën Shtuar, i cili është tkurrur me 30 milionë dollarë kundrejt vitit 2018 dhe 63 milionë dollarë ndaj planit të miratuar në ligjin e buxhetit të këtij viti çka i kushtoi dhe postin Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form