Lu "tur" takimesh me Ramën Tahirin, Metën dhe Nishanin

Report TV 2015-09-22

Views 1

TIRANË - E hëna ka nisur me një axhendë të ngjeshur për ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili është takuar me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Punëve të brendshme Saimir Tahiri dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Fillimisht Lu i është drejtuar kryeministrisë për të zhvilluar një takim me shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama. Ndonëse zyrat e shtypit nuk kanë zbardhur asgjë nga ky takim burimet konfidenciale thonë se ne fokus të diskutimeve ka qenë vizita e zotit Rama në datën 24 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk përjashtohet mundësia që bashkëbiseduesit të kenë folur edhe mbi çështje të aktualitetit politik në vend si dekriminalizimi, reforma në gjyqësor apo edhe klima mes kampeve politike. Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministri Tahiri.

Më tej shefi diplomacisë Amerikane në Tiranë është drejtuar për në presidencë ku është pritur nga kreu i shtetit Bujar Nishani, e më pas edhe nga kryeparlamentari Ilir Meta. Edhe nga këto takime ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për diskutimet mes ambasadorit dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë.

Share This Video


Download

  
Report form