TIRANË - Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane njëherësh dhe aleat kryesor i Partisë Demokratike, figuron i dënuar në Itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore. Në një kohë që forcat politike po përgatisin draftin për dekriminalizimin, gazeta ?Tema? ka botuar të plotë dosjen penale që mban datën 23 prill të vitit 2000, kur Gjykata e Apelit në Milano e ka deklaruar fajtor Fatmir Mediun për akuzën e ?përkrahjes së të inkriminuarve?. Apeli, i cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, akuzonte Mediun se në emër të parlamentit shqiptar ka favorizuar një të kërkuar nga drejtësia italiane për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë.
Në një reagim për Shqiptarja.com, kreu republikan Fatmir Mediu thotë se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e LartëiItaliane,vendim të cilin ai thotë se e disponon. ?Gjykata italiane rrëzoi çdo pretendim të ngritur nga meje. Gjykata nuk ka lënë vend për aludime të tjera?, - u shpreh Mediu në reagimin për Shqiptarja.com.
Argumentet e Gjykatës së Apelit në Itali
Në vendim thuhet se, kreu i PR-së ka favorizuar Gazmend Mahmutaj dënuar me dhjetë vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, për të kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali me emër të rreme (Raqi Gjoni).
Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ?Malpensa? në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë.
Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, - Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.
Trupi gjykues në Itali ka arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t?i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai përfundimisht u dënua me 3 vite burg.
Në arsyetimin e vendimit gjykata argumenton se Mediu nuk përfitoi lehtësira, pikërisht se veprimi i tij ishte në mbështetje të personave të përfshirë në veprimtari kriminale, në rastin konkret për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge.
Mahmutaj vëllai i të kandituarit të PR-rë në zgjedhje
Gazmend Mahmutaj i njohur në botën e krimit si baron i drogës dhe prostitucionit, është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i PR në Berat që në mars të 2008.