Aksioni kundër informalitetit ka dhënë rezultatet të menjëhershme duke shënuar rritje të lartë të rregjistrimeve të bizneseve. Vetëm në gjysmën e parë të këtij muaji janë regjistruar 11,055 biznese (ose 826.9%) më shumë sesa shtatorin e plotë të vitit 2014 dhe 11,531 (1339.3%) më shumë sesa viti 2013.
Ndërsa muaji gusht janë regjistruar 4,221 (ose 569.6%) biznese më shumë sesa viti 2014 dhe 4,371 (739.6%) më shumë sesa viti 2013. Në muajin korrik 2015 janë regjistruar 831 (ose 70.9%) biznese më shumë sesa viti 2014 dhe 1,151 (135.1%) më shumë sesa viti 2013.
Përdorimi i pajisjes së kasës fiskalë nga bizneset ka shtuar xhiron e të ardhurave me rreth 33 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë për periudhen 1 korrik 16 shtator. Trefishimi i numrit të pajisjeve fiskale ka shënuar edhe rritjen e numrit të kuponëve tatimorë me 26 milionë më shumë ose 57 për qind më shumë për të njëjtën peridhe të vitit të shkuar.
Ky aksion i ndërmarrë nga qeveria ndërgjësuar sipërmarrjet dhe qyetarët për të zbatuar detyrimet ligjore. operacioni antiinformalitet ka sjellë rezultate edhe në formalizimin e re punsuarve pasi vetem ne ditet e para të shtatorit janë konstatuar 574 raste të punonjësve të padeklaruar. Në total administrata tatimore kryer gjatë periudhës 7-18 shator, 36,372 kontrolle tek subjektet dhe kanë konstatuar shkelje tek rreth 11% e tyre.